Kosova dorëzon padinë ndaj Serbisë në Federatën Evropiane të Pingpongut

Pasi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) njoftoi se Serbia ua ka ndaluar pingpongistëve U21 nga Kosova pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Beograd të Serbisë, ministri Çeku ka bërë të ditur se Kosova ka ndërmarrë veprime ligjore

Pingpongistët nga Kosova

Hajrullah Çeku ka bërë të ditur se planifikon ta ndjekë penalisht Serbinë, pasi kjo e fundit, ua pamundësoi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, i cili po mbahet në Beograd, pingpongistëve nga Kosova.

Në një konferencë për media, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Federata e Pingpongut ka ndërmarrë hapat e parë për të dorëzuar padi në Komisionin Disiplinor të Federatës Evropiane të Pingpongut.

“Kemi përsëri sjellje destruktive nga shteti i Serbisë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të sportistëve tanë dhe shkelje e të gjitha konventave ndërkombëtare të sportit. Serbia vazhdon me destruktivitet dhe për këtë jemi duke i njoftuar të gjitha instancat relevante evropiane. Organizatat tona sportive do të procedojnë me veprime ligjore në institucionet përkatëse ndërkombëtare. Deri në këtë moment Federata e Pingpongut të Kosovës ka dorëzuar padi në Komisionin Disiplinor të Federatës Evropiane të Pingpongut. Ky është hapi i parë, por jemi në koordinim edhe me federatën përkatëse edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës që beteja jonë ligjore me Serbinë të vazhdojë edhe në instancat tjera ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që sportistëve kosovarë u ndalohet pjesëmarrja.

Të shtunën, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se Serbia ua ka ndaluar pjesëmarrjen pingpongistëve U21 nga Kosova, në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Serbi.

Në reagimin e Komitetit Olimpik thuhet se “politika serbe sërish përzihet në sport, pingpongistëve iu mohohet pjesëmarrja në Evropian!”.

Serbia ua ndalon pjesëmarrjen pingpongistëve nga Kosova në Kampionatin Evropian

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika