“Kosova duhet të bëjë më shumë presion tek QUINT-i që Serbia ta sjellë trupin e Hajrizit”

Edhe 17 ditë pasi u vra vazhdon të mbetet e paqartë se kur mund të bëhet kthimi i trupit të Faton Hajrizit në Kosovë. Ndërkohë, që kërkohet që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë presion tek shtetet e QUINT-it për të kërkuar nga Serbia kthimin e tij

Faton Hajrizi

Kanë kaluar më shumë se 2 javë që prej se autoritet serbe, dyshohet se vranë të arratisurin nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizin.

Por, trupi i të njëjtit ende është duke qëndruar në Serbi. Së fundmi janë dërguar edhe mostrat e strishos së nënës së tij, për të bërë identifikimin porse ende nuk dihet nëse ka ndonjë rezultat nga kjo.

Avokati i familjes, Arianit Koci, gjatë ditës nuk është përgjigjur, në interesimin e Dukagjinit për këtë çështje, njëjtë sikurse edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Avokati i Yll Zekaj thotë se institucionet e Kosovës do duhej të bënin më shumë presion tek shtete e Quintit, për të mundësuar kthimin e trupit të Hajrizit në Kosovë.

“Kthimi i kufomës së të dyshuarit apo tani të ndjerit Hajrizi, është një obligim që shteti i Serbisë e ka në drejtim të familjes së z.Hajrizi për organizimin e ceremonisë mortore dhe është obligim i shtetit bazuar edhe në Konventën ndërkombëtare, ajo cka nuk është duke u realizuar sic duhet është një neglizhencë e shtetit të Serbisë, përkatësiisht deri më tani kanë kaluar disa jave e prej momentit kur dyshohet se i njëjti është vrarë dhe nuk kemi një transparencë se cfarë është bërë për identifikimin e tij, shteti i Kosovës e ka të pamundur të bëjë më shumë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me shtetin e serbisë, ajo cka është dashur të bëhet nga shteti i Kosovës, është të bëhet më shumë trysni në shtete e Quintit që të njëjtit të ndikojnë në shtetin e Serbisë,” deklaroi Zekaj.

Ai beson se Serbia, këtë rast është duke e shfrytëzuar për qëllime politike, tek shton se identifikimi përmes ADN-së, nuk merr shumë kohë.

“Në kushte normale duhet kjo procedurë është shumë e shpejrte dmth strishoja apo identifikimi i ADN-së, bëhet në  cështje dite nuk është ndonjë procedurë e tejzgjatur sidomos në shtete të zhvilluara, sic është Serbia ku është e pajisur me laborator dhe ajo nuk duhet të ketë problem në këtë drejtim, por problemi është politik dhe i zvarritjes së qëllimshme të procedurave kemi parë që të gjitha procedura deri më tash kanë shkuar në baza private sesa institucionale,” shtoi Zekaj.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, ndërkohë që dyshohet se vrau një polic serb, e plagosi një tjetër, e më pas u ekzekutua nga të autoritete atje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika