Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar ndaj Irlandës me rezultat 83:76.
Basketbollistët më të dalluar ishin Drilon Hajrizi dhe Dardan Berisha, që shënuan pikë dyshifrore.
Paraqitje pozitive pati edhe Tmusic. Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte e jashtëzakonshme.
Ky takim u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Para takimit u nderua Alban Veseli, i cili e mbylli karrierën së fundmi.