Kosova e interesuar për dronët turq Bayraktar, por akoma asgjë konkrete

Kosova e ka në agjendën e saj çështjen e blerjeve të dronëve Bayraktar nga Turqia, sipas ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka nga komuniteti turk

Presidentja, Vjosa Osmani viziton fabrikën e prodhimit të dronëve Bayraktar

Qeveria e Kosovës e ka në agjendën e saj dhe po punon për çështjen e blerjeve të dronëve ushtarakë të prodhimit turk, Bayraktar.

Kështu ka thënë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, i cili theksoi se blerja e armëve “do të përdoret vetëm për mbrojtjen e vendit”.

“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në agjendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdoherë. Janë realizuar vizita, shembull, presidentja jonë Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e kanë vizituar fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar. Natyrisht që ky është një proces afatgjatë dhe çdo shtet dëshiron të ketë dronët në shtëpinë e vet, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak”, ka thënë ministri Damka, shkruan Anadolu.

Megjithatë Damka thekson se nuk ka informacione shtesë lidhur me atë se sa buxhet mund të shfrytëzohet për dronë të tillë.

Turqia e ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës deri tani kryesisht përmes donacioneve. Vetëm para pak kohësh Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar kontratë për blerjen e automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje armatimi.

Teksa ka folur për tensionet në ditët e fundit në veri të Kosovës, Damka theksoi se kanë bërë atë që është e nevojshme që qytetarët në rajon të marrin shërbimet për jetën e përditshme.

“Gjatë kësaj kohe Serbia duhet të ulet në tryezën e dialogut dhe të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Kosova nuk ka veprime që përshkallëzojnë tensionet. Po ashtu nuk kemi as edhe ndonjë përpjekje për heqjen e barrikadave. Mund ta bëjmë por përpjekje të tilla mund të rrisin edhe më tej tensionet. Për këtë arsye, për heqjen e tyre në mënyrë paqësore po veprojmë në bashkëpunim me Misionin NATO-s në Kosovë (KFOR), me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili ka të drejta të ngjashme për autonomi në veri, si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes dy shteteve, është e papranueshme për Kosovën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika