Së fundmi, ushtarët amerikanë të cilët janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer patrullime në malet e Leposaviqit. Ky njoftim vjen nga faqja e misionit të NATO-s në Facebook, ku thuhet se “ushtarët amerikanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindore (RC-E) kanë kryer një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit”.

“Planet e Serbisë janë ogurzeza” – “Rekrutohen mbi 300 paramilitarë në dy baza afër kufirit me Kosovë”

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në detyrat e përditshme për të përmbushur mandatin e tij, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, siç thuhet në faqen e KFOR-it.

Ndërsa njoftim erdhi më një herë pas një konferencë për media të kryeministrin të Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ku këta të fundut theksua se Serbia po bën plane të mëtejshme për të sulmuar Kosovën.

Ndërkaq, KFOR-i vazhdon të zbatojë misionin e tyre në Kosovë me përkushtim dhe profesionalizëm, duke punuar për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë kontekst, patrullimi i zonave të ndjeshme si bjeshkët e Leposaviqit tregon angazhimin e tyre për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar çdo lloj incidenti të mundshëm.

Sveçla: Institucionet e policët në veri u sulmuan 114 herë që nga viti 2021