Kosova e mbyll garimin në basketbollin 3×3 pa asnjë fitore

Pa lënë ndonjë gjurmë, Kosova e përfundoi garimin në basketbollin 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të dielën ekipi i basketbollistëve të Kosovës pësoi 21:11 nga Turqia në fazën e grupeve.

Kosova të shtunën pësoi 17:12 nga Portugalia dhe nuk avancon nga grupi. Është dashur të përballet edhe me Serbinë, që megjithatë u tërhoq nga gara.

Nga Grupi C në çerekfinale avancuan Turqia dhe Portugalia.

Te basketbollistet, Kosova ishte në grup me Greqinë dhe Italinë. Nga Greqia pësoi 18:9, ndërsa nga Italia 18:7. Mbeti e fundit, përkatësisht e treta në grup dhe nuk avancoi.

Shteti i Kosovës përkrah goxha shumë financiarisht disa ngjarje të basketbollit 3×3 që zhvillohen në vend. Por shumat e parave nuk po sjellin suksesin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika