Kosova e shpall terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallë organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

Ky vendim u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi se ky hap e forcon pozicionin e Kosovës në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare dhe vlerave demokratike.

Sipas Kurtit, vendimi për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste përfaqëson një rreshtim të qartë të Kosovës përkrah aleatëve strategjikë në luftën kundër terrorizmit.

Ai e përshkroi këtë strukturë si një organizatë që, sipas tij, përdor dhunën e organizuar dhe terrorizmin si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global.

“Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Kurti.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është krahu ideologjik i ushtrisë së Iran dhe është krijuar pas revolucionit të vitit 1979 me qëllim mbrojtjen e sistemit klerikal në vend.

IRGC tashmë është shpallur organizatë terroriste nga disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa së fundmi edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë masa të ngjashme pas shtypjes së protestave antiqeveritare në Iran.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, gjatë protestave në Iran janë vrarë mbi 6,000 persona, ndërsa forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, janë akuzuar për përdorim të dhunës së drejtpërdrejtë ndaj protestuesve.

Irani nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me të.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika