Kosova eliminohet nga Kampionati Botëror në hendboll, mposhtet nga Polonia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga Polonia

Të mërkurën mbrëma, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë hendbollistet polake fituan me rezultat 32:20. Kështu Polonia u kualifikua në Kampionatin Botëror që mbahet këtë vit.

Polonia kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë. 36:22 ishte rezultati i ndeshjes që të enjten e kaluar u luajt në Bielsko-Biala të Polonisë. Ndeshjet në mes të Kosovës dhe Polonisë i takuan fazës së dytë dhe të fundit për kualifikim në Kampionat Botëror.

Hendbollistet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht, por pa mundur të barazonin rezultatin.

Kapitenia Leonora Demaj ishte më efikasja te Kosova me shtatë gola. Ajo kishte 12 tentime.

Marigona Hajdari shënoi gjashtë gola nga tetë tentime, ndërsa katër gola nga tetë tentime i kishte Mirela Gjikokaj. Mungoi kontributi nga portieret, që kishin vetëm dy pritje.

Dy portieret e Polonisë i kishin 12 pritje. Monika Kobylinska dhe Dagmara Nocun i shënuan nga shtatë gola për Poloninë.

Kosova në këtë rrugëtim eliminoi Ishujt Faroe. Federata e Hendbollit të Kosovës bëri thirrje që të ketë përkrahje më të madhe për vajzat hendbolliste në ndeshjet e ardhshme.

Në lidhje me këtë, selektori i Kosovës Agron Shabani ka thënë se Kosova kishte përballë një kombëtare të nivelit të lartë evropian.

Agron Shabani

“Kualiteti ishte shumë më i lartë se i yni, jemi angazhuar maksimalisht por nuk e përballuam nivelin e kundërshtarit. Do të mundohemi tash për Evropian që të mobilizohemi maksimalisht dhe të japim më të mirën. Kemi bërë një hap të madh para, kemi ardhur deri në këtë lojë dhe do të mundohemi të bëjmë edhe më mirë se që kemi bërë deri tash”, ka thënë selektori i Kosovës, Agron Shabani.

E, në lidhje me këtë rrugëtim, kapitenia Leonora Demaj, ka thënë se Kosova akoma nuk është në nivelin e Polonisë dhe se kanë shumë para.

Leonora Demaj

“Mirëpo edhe pse rezultati doli keq, jam e kënaqur me pjesën e parë. I kemi dhënë mundin deri në fund. Në pjesën e dytë nuk kishim energji më, u lodhëm. Jemi shumë pak lojtare që luajmë edhe në sulm edhe në mbrojtje. U harxhuan bateritë në fund. Kemi mësuar shumë në këto dy ndeshje, jemi të vetëdijshme se çfarë pune na pret për të qenë në nivelin e Polonisë”, ka thënë Demaj.

Botërori i hendbollisteve mbahet në Danimarkë, Norvegji e Suedi prej 29 nëntorit deri më 17 dhjetor.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika