Kosova fiton bindshëm ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur bindshëm Andorrën me rezultat 3:0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja i shërbeu selektorit Franco Foda për përgatitjet para edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të garojë në Ligën B.

“Dardanët” dominuan gjatë gjithë takimit, duke krijuar më shumë raste dhe duke kontrolluar lojën ndaj kundërshtarit.

Goli i parë erdhi në minutën e 41-të. Fisnik Asllani tentoi nga një goditje dënimi, ndërsa topi pasi u përplas në shtyllë dhe më pas në trupin e portierit Iker Alvarez, përfundoi në rrjetë për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të, Albion Rrahmani dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e fitoi vetë gjatë aksionit.

Goli i tretë u shënua në minutën e 77-të nga Valmir Matoshi, i cili realizoi me kokë nga afërsia. Ky ishte goli i parë i tij në Prishtinë me fanellën e Kosovës.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Irlandës, që zhvillohet më 24 shtator në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika