Kosova hedh hapin e parë drejt Këshillit të Evropës, Serbia e Mali Zi kundër

Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni i raportueses Dora Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës. Përpos Serbisë ashtu siç ishte paralajmëruar edhe përfaqësuesja e Malit të Zi ka votuar kundër Kosovës. Ky është vetëm hapi i parë drejt Këshillit të Evropës, sepse Kosova duhet të sigurojë edhe 2/3 e votave fillimisht në Asamblenë Parlamentare e pastaj edhe në Komitetin e Ministrave

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni pozitiv i raportueses, Dora Bakoyannis.

RTV Dukagjini ka mësuar se përpos Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës ka votuar edhe përfaqësuesja e Malit të Zi.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ishte e pranishme me delegacionin e Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, që është edhe udhëheqës i Grupit Ndërinstitucional për anëtarësim, thotë se ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

“Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit.

Të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta.

Për më tepër, opinioni kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës, fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet (state), sipas nenit 4 të Statutit të KiE, dhe jo si vend (country), sipas nenit 5″, ka thënë Ahmeti.

Edhe presidentja Vjosa Osmani, e ka përshëndetur këtë vendim përmes një cicërime në platformën “X”, ndërsa gjatë ditës ka deklaruar se themelimi i asociacionit nuk është kusht për pranim, përkundër zotimit të marrë nga liderët e shtetit.

“Interpretimet që i jep Bakoyannis apo interpretimet që i jepin deputetët individual janë intepretime të tyre. Mirëpo në qoftë se lexoni letrën e saj, në veçanti paragrafi 11 I raportit, e qartëson se kur flitet për asociacionin flitet si një prej detyrimeve post-anëtarësimit. Pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të asociacionit”, ka deklaruar Osmani.

Lajmit i janë gëzuar edhe deputetët tjerë pjesë e delegacionit të Kosovës, Arben Gashi, Saranda Bogujevci, Enis Kervan, dhe Besnik Tahiri.

Ky i fundit përmes një video-mesazhi ka thënë se beteja e dytë për Këshill të Evropës bëhet në mes të muajit prill në Strasburg në Asamble Parlamentare.

Në këtë organ, duhen 2/3 e votave e pas këtij niveli hapi i fundit është Komiteti i Ministrave, ku prapë duhen votat e njëjta. Në rast se sigurohet përkrahja në të gjitha këto faza, deri në muajin maj Kosova mund të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika