Kosova identifikoi 30 raste të fushatës së Serbisë për çnjohje të pavarësisë

Kosova ka arritur t’i identifikojë rreth 30 raste kur Serbia ka bërë fushatë për çnjohje të pavarësisë në vende të ndryshme, por pa sukses, ka deklaruar zëvendësministri për Punë të Jashtme, Kreshnik Ahmeti

Flamuri i Kosovës

Zëvendësministri për Punë të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka deklaruar se Kosova ka arritur të identifikojë rreth 30 raste kur Serbia ka bërë fushatë për çnjohje të pavarësisë në vende të ndryshme.

Teksa ka folur për përgatitjet për aplikim në Bashkimin Evropian dhe takimin e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka mohuar se ka diçka të vërtetë në deklarimet e zyrtarëve serbë se Kosovës po i tërhiqen njohjet e pavarësisë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë sa i përket çnjohjeve, ka pasur tentime të cilat i kemi parandaluar, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra duhet ta kemi parasysh që fushata e të ashtuquajtur çnjohje e Serbisë nuk është ndalë asnjëherë, ne kemi identifikuar edhe në periudhën kur ishte marrëveshja, zotimet e Washingtonit, pra moratoriumi që Serbia e pranoi që mos ta bëjë atë fushatë, kemi identifikuar afër 30 raste kur Serbia ka bërë një fushatë të tillë në vende të ndryshme”, ka thënë ai për KP.

Kreshnik Ahmeti, Zëvëndësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës

Ahmeti ka theksuar se qeveria ka punuar më shumë në thellimin e marrëdhënieve me vendet njohëse, teksa ka shtuar se prioritet i tyre janë pesë vendet mosnjohëse brenda BE-së.

“Është bërë progres, nuk qëndrojnë të gjitha pesë vendet e BE-së në stadin e njëjtë të zhvillimit, kjo është e qartë, por duhet të ndërmerren hapa përpara sepse kjo i kontribuon edhe stabilitetit në rajon, pra pamundëson çfarëdolloj interesimi të Serbisë për të ndërmarrë hapa të cilët mund të destabilizojnë rajonin dhe çfarëdo revizionizmi të kufijve apo diçka të tillë, të cilat janë projekte që kanë vdekur, por e dinë që kanë qenë shumë të diskutuara më parë”, ka shtuar ai.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, Ahmeti ka theksuar se presin rezultate të prekshme së shpejti, por shton se nuk mund të japë datë meqë kjo nuk varet nga Kosova që tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Kriteret janë plotësuar, ne po përditësojmë të dhënat që tregojmë se kriteret mbetën të tilla madje ka një avancim më tutje në fushat të cilat kanë qenë të përcaktuara si kritere, por nuk po presim aspak, ne po bëjmë punë intensive çdo ditë që ta tregojmë këtë dhe besoj së shpejti do të ketë rezultat të prekshëm në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Sa i përket takimit të 18 gushtit në Bruksel midis nivelit të lartë, Ahmeti ka potencuar se në këtë takim nuk do të diskutohet për reciprocitetin për targat.

“Marrëveshjet të cilat janë arritur janë marrëveshje që janë arritur dhe nuk ka nevojë të diskutohen tutje me Beogradin, prandaj nuk ka asnjë arsye që të shtrohen ato në tavolinë të diskutimit, por është parë e arsyeshme nga qeveria jonë që të jepet edhe pak hapësirë deri më 1 shtator që të bëhet një fushatë informuese për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët sigurisht shumica prej tyre janë nga komuniteti serb, që t’i kuptojnë të vërtetat mbi këto vendime, gjithashtu edhe benificionet të cilat i kanë duke u liruar nga pagesa të shumta”, ka shtuar ai.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, teksa nuk ka shtuar detaje lidhur me agjendën e takimit.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, ka thënë Kryeziu për KosovaPress.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë.

Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika