Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në ndeshjen e raundit të fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Golin e tretë për Dardanët ishte Elbasan Rashani ai që e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46-të.

Qiproja është kundërshtari i Dardanëve, ndërsa të dyja këto skuadra kanë për qëllim që të shmangin rënien në Ligën D, me këtë rezultat Kosova qëndron në Ligën C.

Kosova në 5 ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre humbje. Kurse, ndeshjen e parë ndaj Qipros e kishte fituar me rezultat 0 me 2.