
Republika e Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në diskutimet për zhvillimin e qëndrueshëm në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (HLPF 2026), ku ka kërkuar qasje të barabartë në fondet ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin.
Sipas njoftimit, vendi u përfaqësua nga ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, e cila theksoi se qasja në financimin global për klimën nuk duhet të kushtëzohet nga statusi politik i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Pacolli bëri thirrje për trajtim të barabartë të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të financimit, duke theksuar se sfidat klimatike kërkojnë bashkëpunim dhe përfshirje të të gjitha vendeve.
“Kosova thekson urgjencën e sigurisë së ujit dhe kërkon qasje të barabartë në fondet globale klimatike në OKB
Për herë të parë, Republika e Kosovës mori pjesë në diskutimet për zhvillimin e qëndrueshëm në Forumin Politik të Nivelit të Lartë të OKB-së (HLPF 2026). Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, kërkoi përfshirje të barabartë në financimin global mjedisor, pavarësisht statusit politik të Kosovës në OKB.
Përballë ndryshimeve klimatike dhe krizës globale, Kosova prezantoi planin absolut strategjik për ndërtimin e pesë digave të reja për sigurinë e ujit. Në adresim u theksua qartë se qëllimet globale për ujin (SDG 6) nuk mund të arrihen pa partneritet të vërtetë global e pa përfshirje të barabartë”, thuhet në njoftim.


