Kosova mbështet veprimet ushtarake të aleatëve kundër grupit Houthi në Detin e Kuq

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të vendeve perëndimore kundër grupit të armatosur Houthi, si përgjigje ndaj sulmeve të tyre në Lindjen e Mesme. Ministria vë në dukje se këto sulme kanë një ndikim negativ jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në tregtinë e mallrave dhe ekonominë globale

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për aksionet ushtarake të ndërmarra nga vendet perëndimore kundër grupit të armatosur Houthi, në përgjigje të sulmeve të tyre në Lindjen e Mesme.

Ministria thekson ndikimin e këtyre sulmeve jo vetëm në sigurinë, por edhe në tregtinë e mallrave dhe ekonominë globale.

“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë, theksohet gjithashtu se Republika e Kosovës, si një vend demokratik, qëndron ngushtë me partnerët e saj strategjikë në luftën për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

“Republika e Kosovës si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë”.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika