Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë personal ndaj Qipros, dhe të pestin për Kosovën në ndeshjen e raundit të fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Qiproja është kundërshtari i Dardanëve, ndërsa të dyja këto skuadra kanë për qëllim që të shmangin rënien në Ligën D, me këtë rezultat 5 me 1 Kosova qëndron në Ligën C.

Kosova në 5 ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre humbje. Kurse, ndeshjen e parë ndaj Qipros e kishte fituar me rezultat 0 me 2.

Golin e parë për Dardanët e ka shënuar Florent Muslija, të dytin Donat Rudhani, dhe dy gola të tjerë i shënoi Vedat Muriqi.

Ndërsa golin e vetëm për kundërshtarët e ka shënuar V. Roberge.