Kosova me katër gjyqtarë të licencuar në FIBA

FBK me 4 FIBA Gjyqtarë për periudhën 2023-2025

Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me  vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2023-2025.

Komisioni Teknik i FIBA-s para disa ditëve ka përfunduar analizën e të dhënave të paraqitura nga Federatat Nacionale për Licencimin e FIBA gjyqtarëve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.

Sipas rregulloreve të brendshme të FIBA-s, Licenca për FIBA gjyqtarët është e vlefshme për periudhë dyvjeçare, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe skadon më 31 gusht 2025.

Për periudhën 2023-2025, FBK ka arritur të ngrit numrin total në katër FIBA gjyqtarë, si dhe një komisioner për dy vitet e ardhshme.

Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari, Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika