Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 me 26 sportistë

Në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 është pjesëmarrëse edhe Kosova me 26 sportistë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka thënë se tashmë është koha për të mbështetur ekipin tonë

Foto e postuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 është pjesëmarrëse edhe Kosova me 26 sportistë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) njofton se në edicionin e tretë të këtyre lojërave, Kosova po paraqitet me sportet e hendbollit në rërë, volejbollit në rërë, basketbollit 3X3, notit në ujëra të hapura dhe karate në kata.

“Lojërat do të mbahen deri më 16 shtator, ku do të shfaqen 26 sportistë nga Kosova. Kemi një ekip më të madh në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është dëshmi e zhvillimit të sportit në Kosovë”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Tutje thuhet se tashmë është koha për të mbështetur ekipin tonë.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika