Kosova mirëpret edhe një gazetare nga Ukraina

Të hënën, ka arritur edhe një gazetare nga Ukraina në Kosovë, e cila do të strehohet dhe do të ushtrojë punën e saj në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”, mbështetur nga Qeveria e Kosovës

Foto: AGK

Të hënën e 19 dhjetorit, Kosova ka mirëpritur edhe një gazetare nga Ukraina.

Olga Lisnycha është gazetarja e radhës ukrainase që i bashkohet grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend, në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’”, thuhet në njoftim.

Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Nga AGK-ja kanë thënë se gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti kanë përfituar pagë mujore.

“Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Ndërkaq, më 17 prill, Kosova ka strehuar gazetaren e parë nga Ukraina.

Gazetarja e parë ukrainase që kishte arritur në Kosovë, Lyudmila Makey, ishte pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika