Kosova mposht Serbinë në kampionatin evropian të Golfit

Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.

Përballja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë, ndërsa ekipi i Kosovës zhvilloi një paraqitje të disiplinuar dhe me shumë përkushtim për të siguruar fitoren.

Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje të madhe për këtë sport në vend, duke vlerësuar angazhimin dhe performancën e ekipit gjatë gjithë garës.

“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e sapo filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, ka shkruar Federata e Golfit e Kosovës./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika