Kosova në “Bordin e Paqes”, Fetoshi: Kosova edhe sot foli me gjuhën e aleatit të saj strategjik

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Arben Fetoshi, drejtori i Institutit “Octopus”, e vlerëson nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani në kuadër të nismës për Bordin e Paqes si një akt me peshë historike dhe strategjike për Republikën e Kosovës, në një moment kur sistemi ndërkombëtar po përballet me kriza të thella dhe sfida të reja gjeopolitike.

Sipas Fetoshit, në një rend global të paralizuar nga apetitet hegjemoniste të Rusisë dhe Kinës, nisma e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e Bordit të Paqes paraqet një alternativë të domosdoshme për adresimin e konflikteve aktuale dhe për tejkalimin e bllokadave institucionale që kanë pamundësuar veprimin efektiv të mekanizmave ekzistues ndërkombëtarë.

“Në një sistem ndërkombëtar të paralizuar nga apetite hegjemoniste të Rusisë e Kinës, nisma e Presidentit Trump për Bordin e Paqes është një alternativë e domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve aktuale”, ka shkruar Fetoshi.

Sipas tij, nënshkrimi i presidentes Osmani në margjinat e Forumit të Davosit ka një domethënie të veçantë për Kosovën, duke pasur parasysh përvojën e saj historike me bllokimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Me nënshkrimin e sotëm të Presidentes Osmani, Republika e Kosovës e legjitimoi këtë model të përkushtimit ndaj paqes, si ‘viktima e parë’ e Këshillit të Sigurimit, të marrë peng 27 vjet më parë”, thekson ai.

Fetoshi rikujton se ndërhyrja e NATO në vitin 1999, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit, ishte një kapërcim i legalitetit formal në emër të legjitimitetit, ndërsa sot Kosova pozicionohet sërish në anën e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

Ai nënvizon se, pavarësisht konfigurimit final të Bordit të Paqes, për Kosovën kjo nënkupton avancim të marrëdhënieve strategjike dhe një goditje ndaj narrativave destabilizuese ndaj saj.

“Në këtë kontekst, Kosova edhe sot foli me gjuhën e aleatit të saj strategjik: stabilitet, partneritet dhe përgjegjësi ndërkombëtare”, përfundon Fetoshi.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika