Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj asaj armene me golin e Milot Rashicës, që shënoi nga afërsia në minutën e 25-të.

Kosova është mysafire e Armenisë në miqësoren e sotme që cila po zhvillohet në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Yerevanit.

Gjatë, intonimit të himnit, u pa se në fanellat e futbollistëve të Armenisë flamuri i Kosovës është vendosur mbrapsht.