Kosova në grup me Zvicrën në kualifikimet e Evropianit 2024

Të dielën e nëntë tetorit është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian "Euro 2024". Përfaqësuesja e Kosovës është në grupin I dhe kundërshtarë ka ekipin e Zvicrës, Izraelit, Rumanisë, Bjellorusisë dhe Andorës

Ilustrim





Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ është hedhur të dielën e nëntë tetorit në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë short përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.

Shqipëria ka mësuar fillimisht Grupin, pasi ndodhej në vazon e tretë dhe është vendosur në Grupin E.

Përfaqësuesja e Shqipërisë është në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Ndërkaq, Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.

Sa i përket Zvicrës, ajo është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen edhe me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.

Në grupin A të Kampionatit Evropian “Euro 24” bëjnë pjesë Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro.

Në grupin B bëjnë pjesë Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar.

Në grupin C bëjnë pjesë Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.

Në grupin D bëjnë pjesë Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia.

Në grupin E bëjnë pjesë Polonia, Republika Çeke, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia.

Në grupin F bëjnë pjesë Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Estonia.

Sa i përket grupit G, pjesëmarrës në këtë grup janë Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Lituania.

Në grupin H bëjnë pjesë Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni.

Në grupi I bëjnë pjesë Zvicra, Izrael, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora.

Ndërsa, në grupin J bëjnë pjesë Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Kazakistani, Sllovakia, San Marino.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika