Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kolonel Ahmet Ajeti, morën pjesë virtualisht në takimin e 27-të të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe koordinimi i mëtejmë i mbështetjes ndërkombëtare për këtë shtet, duke u riafirmuar rëndësia e vazhdimit të përkrahjes për Ukrainën në përballje me agresionin rus.
Maqedonci theksoi se Kosova qëndron krah partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të Ukrainës, duke konfirmuar përkushtimin e vendit për bashkëpunim dhe solidaritet në kuadër të aleancave ndërkombëtare.