“Kosova në NATO, më e rëndësishme se kurrë”

Është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të anëtarësohet në NATO, ka thënë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

“Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”.

Kështu ka thënë kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili një nevojë të tillë e theksoi pas kërkesës për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe të Suedisë.

Pacolli, ish-ministër i Punëve të Jashtme, vendimin e të dy vendeve për anëtarësim në NATO e ka quajtur historik.

“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka kërkuar një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO, gjë për të cilin do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen e sigurinë në Evropë, ka thënë se Kosova ndihet e sigurt me NATO-n e SHBA-në brenda saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë qëndrimit në Chicago, të shtetit Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu”, ka vizituar Universitetin DePaul, ku mbajti edhe një ligjëratë të hapur.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete të aplikojnë zyrtarisht.

Sipas tij, pranimi i tyre do të ishte një “pikë kthese për sigurinë” në Evropë.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm aplikimin në NATO edhe të Suedisë dhe Finlandës, nëse këto dy shtete vendosin që zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në aleancë”, ka thënë Blinken para mediave të dielën, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Berlin.

“Jam i bindur se ne do të arrijmë konsensus”, ka shtuar ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Finlanda më 15 maj zyrtarisht kishte njoftuar se do të aplikojë për anëtarësim për NATO.

Të dy vendet janë zyrtarisht të paangazhuara ushtarakisht, por u bënë partnerë të NATO-s, duke marrë pjesë në stërvitje dhe duke shkëmbyer informacione, pasi braktisën qëndrimin e tyre të mëparshëm të neutralitetit të rreptë, kur u bashkuan me BE-në në vitin 1995 pas përfundimit të ‘Luftës së Ftohtë’.

Ato kanë qenë të paangazhuara që nga Lufta e Dytë Botërore, pavarësisht se kanë forca të vogla ushtarake, në krahasim me Rusinë.

Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia në vitin 1917 dhe zhvilloi dy luftëra kundër saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur edhe humbi një pjesë të territorit të saj. Finlanda kishte nënshkruar një Marrëveshje Miqësie, Bashkëpunimi dhe Ndihme Reciproke me Rusinë më 1948, duke forcuar shkallën ekonomike dhe politike.

Finlanda është mbështetur në marrëdhëniet miqësore me Moskën për të ruajtur paqen, por me pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Moska e quan “një operacion special ushtarak”, duket të jenë gjithçka tjetër përveçse miqësore mes njëri- tjetrit.

Suedia nuk ka bërë luftë qe 200 vjet dhe politika e jashtme e pasluftës është fokusuar në mbështetjen e demokracisë në nivel ndërkombëtar, dialogun shumëpalësh dhe çarmatimin bërthamor.

Kurti: Ndihemi të sigurt, e kemi NATO-n dhe SHBA-në brenda

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika