Kosova në ndihmë popullit ukrainas

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, për ofrimin e ndihmës humanitare dedikuar popullit të Ukrainës, viktima të agresionit ushtarak rus.

Marrëveshja është nënshkruar nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Behar Isma, dhe drejtori i Shoqatës “Nënë Tereza”, Zef Shala.

Kjo marrëveshje e pason vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndarjen e 100 mijë eurove për blerjen e kontingjentit të parë të ndihmave humanitare për popullin e Ukrainës, kërkesë kjo e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

MPJD dhe shoqata 'Nënë Tereza' nënshkruajnë marrëveshje për t'i dërguar  ndihmat humanitare në Ukrainë - Gazeta Prestigji

 

 

Me këtë marrëveshje, palët janë dakorduar që Shoqata Bamirëse “Nënë Tereza” të bëj përgatitjen e pakos humanitare me produkte esenciale nga Republika e Kosovës, dhe më pas, me partnerët e saj ndërkombëtarë të shpërndaj këto ndihma në shtetet ku refugjatët ukrainas janë duke u strehuar.

Pakoja humanitare do të përmbajë produkte esenciale që përfshijnë higjienën dhe kujdesin personal, akomodim dhe ushqime.

Blerja, paketimi vendosja e shenjave dalluese të Republikës së Kosovës, dhe nisja e pakove humanitare do të bëhet brenda 20 ditëve në vijim.

May be an image of 2 people and people standing

 

Zv.Sekretari Isma dhe Shala kanë theksuar se janë të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe janë shprehur të lumtur që Republika e Kosovës do të kontribuojë sado pak në mirëqenien sociale të popullit të Ukrainës që po përballet me agresionin e Federatës Ruse.

Këtë marrëveshje që është realizuar të premten, ministrja Gërvalla e kishte propozuar para një muaji para kabinetit qeveritar.

Ajo kishte thënë se Kosova përmes kësaj ndihme solide ofron mbështetje dhe shpreh solidaritetin e saj të pakursyer me Ukrainën dhe popullin e saj si dhe seriozitetin e saj si pjesë e botës së lirë dhe demokratike.

Kosovo: UCK-Spezialgericht für «Heilungsprozess der Gesellschaft»
Në këtë mbledhje të Qeverisë ishte miratuar edhe zgjerimi i pakos së masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Me inicimin e MPJD-së, Qeveria e Kosovës deri më tani ka pezulluar vizat për qytetarët e Ukrainës, ka ndarë mjete financiare edhe për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas dhe i është bashkëngjitur të gjitha vendimeve sanksionuese që BE-ja dhe SHBA-ja i kanë vendosur Federatës Ruse.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika