Kosova në nëntor do të përballet me Armeninë dhe Ishujt Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Dardanët në këto ndeshje do të përballen me Armeninë dhe Ishujt Faroe





Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat sipas Federatës së Futbollit të Kosovës do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për të përgatitur ekipin për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Miqësorën e parë “Dardanët” do ta luajnë më 16 nëntor në përballje me Armeninë, ndërsa më pas më 19 nëntor do të përballen me Ishujt Faroe.

Me Ishujt Faroe, dardanët janë përballur edhe më parë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka njoftuar FFK përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Vlen të theksohet se Kosova ditë më parë ka mësuar rivalët për kualifikimet e Euro 2024, që bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndërsa ndeshjen e parë, Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, ndeshje kjo që zhvillohet më 25 mars. Pra, në mars të vitit të ardhshëm Kosova nisë kualifikimet për Evropian.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika