Kosova në top 10 të renditjes së Gallupit, Sveçla: Rezultat i qytetarëve për rend dhe qetësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Foto: RFE/RL

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur i lumtur për raportin e fundit të kompanisë amerikane Gallup, ku Kosova u rendit në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet.

“U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika