Kosova në vendin e 104-t për pasaporta
Kosova renditet në vendin e 104 për pasaportë, me të cilën mund të udhëtohet në vetëm 41 shtete. Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete. Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme. Mali i Zi në vendin e 46 me […]
Kosova renditet në vendin e 104 për pasaportë, me të cilën mund të udhëtohet në vetëm 41 shtete.
Shqipëria renditet në vendin e 53, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 115 shtete.
Maqedonia e Veriut në vendin e 45 me 125 vende të aksesushme.
Mali i Zi në vendin e 46 me 124 shtete.
Kina renditet e 67-ta me akses në 80 vende.
Pasaporta ruse aktualisht është në vendin e 50-të në indeks, me akses hyrje në 119 destinacione
Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia janë në vend të pestë me 188.
Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të , me 187 shtete.
Gjermania dhe Spanja kanë akses në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Si shtet më akses më të vogël, apo ndryshe me pasaportën më të dobët është radhitur Pasaporta e Afganistanit. Me këtë pasaportë mund të udhëtojnë vetëm në 27 vende.















