Kosova nënshkruan marrëveshje 33-milionëshe për ndërtim të impiantit fotovoltaik diellor

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Investime (EIB) kanë nënshkruar marrëveshje investimi 33 milionë euroshe

Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Investime (EIB) kanë nënshkruar marrëveshje investimi 33 milionë euroshe. Nga ky investim, EIB parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MW, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 152 GWh energji elektrike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të kontribuojë në pavarësimin e Kosovës nga burimet tradicionale të energjisë.

“Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e impiantit fotovoltanik në një kapacitet deri në 100 MW të prodhimit të energjisë elektrike. Rëndësia e këtij projekti qëndron në faktin se pas finalizimit të projektit, impianti do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 160 gigavat orë energji në vit dhe të zëvendësojë mbi 170 mijë tonë të dioksidit të karbonit në baza vjetore. Kjo i kontribuon edhe më tutje pavarësimit të Kosovës nga përdorimi i burimeve tradicionale të energjisë. Ky projekt, më i madhi i llojit të tij, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, garanton zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të energjisë si parakusht për rritje dhe zhvillim të qëndrueshme të vendit”, tha Murati.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i konsideron kyçe investimet në sistemin e transmetimit të rrymës në Kosovë për integrimin e burimeve të energjisë së ripërtritshme.

“Kthimi parë i impiantit fotovoltaik në Kosovë dhe rritja e kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtrishme dhe të demonstrojë fizibilitetin e një projekti të tillë. Edhe investimet në sistemin e transmetimit të rrymës në Kosovë është kruciale për integrimin e burimeve të energjisë dhe ripërtërimin e Kosovës në tregun evropian të rrymës. Po ashtu, dua të theksoj njësojshmërinë për t’u forcuar kapacitetet e zbatimit përmes ndërmarrjeve në pronësi publike e që është një faktor suksesi për të siguruar zbatimin efektiv dhe efikas të investimeve të parapara”, tha Rohde.

Shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon, përmendi edhe ndihmat e tjera që Kosova ka përfituar nga Bashkimi Evropian.

“BE po ashtu ka financuar një mbështetje të pakos me energji me 75 milionë euro, që do t’i japë Kosovës qasje për subvencionet e grantit për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre dhe për bizneset që po ashtu kontribuon në kursimin e energjisë dhe përballueshmerin e energjisë”, u shpreh ajo.

Shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, tha se ky investim përbën një hap në tranzicionin e energjisë në Kosovë drejt dekarbonizimit.

“Të kënaqur me këtë partneritete të ngushtë me koleget e KVF dhe BE që dëshmojnë se sa e rëndësishme është për Evropë, Kosova dhe për Ballkanin perëndimor në përgjithësi. Investimi përfaqëson një hap kritik në tranzicionin e energjisë në Kosovë drejt dekarbonizimit… dhe agjendën e gjelbër të BE-së, traktatin e Komiteti të Energjisë, kërkesat e strategjisë kombëtare”, u shpreh ai./EO

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika