Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, drejtoresha ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP – ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në formë elektronike.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se marrëveshja synon të çojë përpara përpjekjet për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të abuzimit me pushtetin, të cilat gjenden jashtë vendit dhe i përkasin ligjërisht Republikës së Kosovës.

“Për më tepër, kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të mbështesë lehtësimin e një bashkëpunimi më efektiv me autoritetet e shteteve të tjera në lidhje me gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftijm.

Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, Instituti i Bazelit për Qeverisje, nëpërmjet këshillave strategjike, udhëzimeve praktike dhe ndihmës, thuhet se, do ta mbështesë Prokurorin e Shtetit në çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, sipas standardeve dhe praktikave më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika