“Kosova nuk krahasohet me referendumet ruse në Ukrainë”

Pavarësia e Kosovës nga miliarderi Elon Musk po merret si shembull që duhet ndjekur në Krime e Donbas, rajone të pushtuara nga Rusia që po tenton t’i përvetësojë me referendume. Ekspertët e politikës ndërkombëtare thonë se pavarësia e Kosovës nuk krahasohet me asnjë rast e specifikisht me Ukrainën, dëshmi për të cilën është edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010

Elon Musk, gjatë Konferencës Satellite 2020 në Uashington, DC, më 9 Mars 2020

Është më i pasuri në botë, e ideator i makinës elektrike. Megjithatë Elon Musk po provon aftësitë e tij edhe në politikë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, po mundohet t’i japë përgjigje problemit që nuk po e zgjidhë bota, luftës në Ukrainë.

Qytetarët e Donbasit e Krimesë sipas pronarit të “Tesla-s” duhet të vendosin përmes referendumit, nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.

Kur flet për referendumin, Elon Musk e përmend Republikën e Kosovës, si shembull që duhet ndjekur.

Në aspektin politik njohësit e politikës ndërkombëtare thonë se Kosova nuk ka ngjashmëri me situatën në Ukrainë. Analisti Gazmir Raci thotë se shtetësia e Kosovës nuk mund të diskutohet e as të kontestohet.

“Kosova e ka ndjekur rrugën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe suksesionit që ka ndodhur në kuadër të ish-Federatës Jugosllave. Është shembulli që është bërë më herët nga Sllovenia, Kroacia, Bonsje & Hercegovina etj. Kosova ka qenë me status të dyfishtë në kuadër të ish-Federatës Jugosllave dhe mbi të gjitha mbi popullin shqiptarë të Kosovës është ushtruar gjenocid, spastrim dhunë e terror dhe nuk ka pasur arsye të qëndrohet në një Federatë të tillë”, ka thënë Gazmir Raci, opinionist.

Përpos karakterit historik e politik, Raci thotë se e drejta e Kosovës për shtet është vulosur më 22 korrik 2010.

“Përgjigjen për rastin e Kosovës Rusia e ka në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai mendin e ka qartësu qartë shpalljen e Pavarësisë që ka qenë e justifikueshme në bazë të rezolutës 1244”, ka theksuar ai.

Përkundër se nuk përputhet me realitetin në Kosovë, ekspertët e marketingut digjital thonë se nuk duhet të injorohet ndikimi që ka Elon Musk.

“Tëitter si platformë tash e një kohë përdoret për diplmaci digjitale. Madje kjo fushë është edhe pjesë e studimeve specifikisht për tëitterin.Personat si Elon Musk që gjenerojnë përmbatjej gjatë gjithë kohës përmbajtje në rrjetet sociale kanë tendencë ndikim të jashtëzakonshëm në audiencë ..Edhe pse nuk kanë kurrfar lidhje me ato profesione kanë mbërri me e pasë një efeket të jashtëzakonshëm te audienca kështu që këta persona kanë ndikim të jashtëzakonshëm te audienca e tyre”, ka thënë Benjamin Kolenoviq, Ekspert i marketingut digjital.

Eksperti i marketingut digjital thotë se deklarata e Elon Musk nuk duhet të mbetet pa përgjigje.

“Për zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për reklamim në rrjete sociale të Kosovës për marketing e tjera duhet një auditim i thellë i prezencës. Vyn një ballafaqim me dipomacinë negative që po zhvillohet prej shteti fqinj. Pastaj duhet një mobilizim gjithëpërfshirës në hartimin e një strategjie të prezencës së Kosovës më së pari në google e pastaj në imazhin e saj në rrjetet sociale”, ka thënë Benjamin Kolenović, ekspert i marketingut digjital.

Tendenca për ta lidhur rastin e Kosovës me rajonet e pushtuara ukraianase ka pasur edhe nga presidenti rus. Pretendime që para dy ditësh u kundërshtuan edhe nga diplomati amerikan, Christopher Hill.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika