Kosova pa asnjë propozim për film në edicionin e “Oscars 2024”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë propozim filmi për edicionin e "Oscars 2024". Në njoftimin e tyre thuhet se "komiteti selektues ka konstatuar se veprat në konkurrencë dëshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi"

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë propozim filmi për edicionin e “Oscars 2024”.

“Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi. Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Tutje bëhet e ditur se  gjatë këtij vendimi nuk u harrua të theksohet fakti se “kualiteti i punëve të filmbërëseve kosovar të prezentuara në propozimet e filmave për Oscars deri tani ka ndërtuar reputacionin e kinematografisë tonë në këtë platformë globale, duke u afruar madje edhe deri te 15-shja e rrethit të ngushtë të filmave, siç ishte “Zgjoi” në vitin 2021”.

Ndryshe,Qendra Kinematografike e Kosovës me 19 korrik ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e filmit që do të përfaqësojë Kosovën në edicionin e 96-të të çmimeve OSCARS, në kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj.

“Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023”- thuhet në njoftim.

Nga 2014, Kosova fitoi të drejtën për të përzgjedhur një film për garën e çmimeve OSCARS në kategorinë e filmit të huaj.

Suksesi më i madh kinematografik i Kosovës mbetet nominimi i filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Shok” në kategorinë “Best Live Action Short”, në OSCARS më 2016.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika