Ditë historike të dielën e 19 qershorit 2022, për sportin e karatesë në vend, pasi i riu nga Kosova shpallet kampion në kategorinë Junior.

Federata e Karatesë së Kosovës ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë për Kadet, Junior dhe U21 në Pragë të Çekisë. Nga kjo garë po sjell medalje të artë sportisti, Islam Selmani, i cili ka arritur përgjatë këtyre dy ditëve të sigurojë fitore.

Për herë të parë, Kosova është bërë me medalje të artë në sportin e karatesë.

Karateisti nga Obiliqi bëri që për herë të parë të dëgjohet himni i shtetit të Kosovës në garat zyrtare të Federatës Evropiane të Karatesë, të mbajtura në Pragë.

Në Pragë të Çekisë nga data 17 deri 19 Qershor 2022, Islam Selmani Junior-55 kg  dhe Albinot Selmani U21-60 kg, kanë prezantuar Kosovën së bashku më reprezentacionin e Federatës së Karatesë së Kosovës.