Kosova përfiton grant prej 5 milionë eurosh nga KfW për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë eurosh me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financim shtesë të projektit “Zhvillimi i sektorit të energjisë – Faza VII: Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit”.

Sipas Ministrisë, fondet do të përdoren për realizimin e projekteve që synojnë zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. Projekti zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe synon të forcojë rrjetin e transmisionit, të rrisë sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, si dhe të avancojë integrimin e tregut energjetik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar angazhimin e KOSTT-it në zbatimin e projektit dhe tha se financimi shtesë i siguruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së do të mundësojë realizimin e investimeve prioritare dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik të vendit.

Nga ana tjetër, drejtori i KfW-së për Kosovë, Moritz Remé, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë e bankës për të mbështetur më tej modernizimin e sektorit energjetik.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, ka deklaruar se projektet po realizohen sipas planifikimit dhe se mbështetja shtesë do të krijojë mundësi për modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit, duke rritur kapacitetet e tij për t’iu përgjigjur zhvillimeve të ardhshme dhe duke përforcuar sigurinë e sistemit elektroenergjetik.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në sigurimin e financimeve për projekte strategjike që kontribuojnë në forcimin e sigurisë energjetike, zhvillimin e infrastrukturës kritike dhe avancimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika