Kosova përmirëson renditjen në indeksin për lirinë e shtypit

Kosova ka përmirësuar renditjen e saj në indeksin vjetor të lirisë së shtypit në botë, që zhvillon organizata Reporterët pa Kufinjë. Megjithatë, kjo vlerësohet se nuk tregon situatën reale në teren

Foto ilustruese

Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët në Kosovë mbeten objektiv i sulmeve politike.

Këtë konstatim e ka dhënë organizata “Reporterët pa Kufinjë”, në indeksin vjetor të lirisë së shtypit në botë.

Megjithatë, në renditjen e përgjithshme, Kosova ka shënuar një ngritje prej 5 pozitave.

E ngritja në renditje, Xhemajl Rexha që udhëheqë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, thotë se nuk është vërejtur edhe aq shumë në teren.

“Fatkeqësisht, përkundër përmirësimit në raportin e Reporterëve pa Kufinjë, ne nuk kemi parë përmirësim të klimës së të bërit gazetari në teren, për shkak që numri i sulmeve nga viti në vit ka shkuar duke u rritur. Në total 120 që prej vitit 2018, duke marrë parasysh edhe sulmet e vazhdueshme në dhjetor të vitit të kaluar ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Vetëm deri më tani këtë vit, janë shënuar 11 raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

Me indeksin e “Reporterëve pa kufinjë”, është shprehur krenar kryeministri Albin Kurti.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas “Reporterëve pa Kufinjë”, kemi përmirësuar pozicionin me 22 vende për dy vjet në mjedisin gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Rexha vlerëson se nuk ka edhe aq shumë hapësirë për mburrje.

“Është e qartë që do të përdoret nga qeveria, nga institucionet për të treguar përmirësimin, mirëpo gjërat në teren qëndrojnë ndryshe, sepse ka mungesë të vullnetit politik në fakt për të ofruar kushte që gazetarët ta kryejnë punën e tyre të papenguar nga politika. Përkundrazi kemi parë sulme që vijnë edhe nga zyra e Presidentës së Kosovës, mirëpo edhe nga eksponentë të qeverisë dhe deputetë të partisë në pushtet”, është shprehur Rexha.

Sipas indeksit vjetor, liria në botë është në gjendje të rëndë në një numër rekord shtetesh.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika