Kosova pëson humbje në Azerbajxhan

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në udhëtim tek Azerbajxhani me rezultat 87:77.

Ky ishte dueli i dytë për “Dardanët” në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2027.

Kosova pati paraqitje të mirë që nga fillimi, por në fund pësoi humbje me dhjetë pikë dallim.

Periudha e parë u mbyll 19:19, kurse pjesën e parë “Dardanët” e mbyllën me një pikë epërsi 44:43.

Edhe pas çerekut të tretë, Kosova ishte në avantazh 60:59.

Por, në dhjetë minutat e fundit, Azerbajxhani tregoi efikasitet më të lartë dhe fal gabimeve të basketbollistëve kosovarë, ia doli që të shënoi fitore.

Te Kosova më të dalluarit ishin Dardan Berisha me 20 pikë, Dardan Kapiti me 19 dhe Musab Mala me 16 sosh.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan më 21 nëntor kundër Zvicrës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika