Kosova pjesë e agjendës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova aplikoi më 12 maj të vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), dhe tani aplikimi është në agjendën e Komitetit të Ministrave. Komiteti i Ministrave do ta shqyrtojë aplikacionin, ndjekur nga Asambleja Parlamentare, dhe pranimi kërkon votat e 2/3 të shumicës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave.

Këtë e ka bërë të ditur Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes, Vjosa Osmani.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

Fillimisht, Komiteti i Ministrave e shqyrton aplikacionin, ndjekur nga Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi i aplikacionit kërkon votat e 2/3 të shumicës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika