Kosova plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së, thotë Kurti

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka deklaruar se vendi është plotësisht i rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Deklarata u bë pas takimit që ai zhvilloi në Prishtinë me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takime të ndara, ajo është pritur edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas përfundimit të takimit dhe konferencës për media, Kurti e cilësoi bisedën me Komisioneren Kos si konstruktive dhe të drejtpërdrejtë, duke theksuar se është diskutuar progresi i Kosovës në vitet e fundit në fushën e demokracisë, ekonomisë dhe procesit të integrimit evropian.

Ai tha se Kosova renditet e treta në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe e dyta në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket avancimit në sundimin e ligjit.

Kurti gjithashtu theksoi se Kosova ka dënuar agresionin rus në Ukrainë “në terma më të ashpër”, ka ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe i është bashkuar të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika