Kosova po plaket: Emigrimi dhe rënia e lindshmërisë rrisin moshën mesatare të popullsisë

Plakja e popullsisë në Kosovë po shfaqet si një nga sfidat kryesore demografike të dekadave të ardhshme.

Sipas projeksioneve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), mosha mesatare e popullsisë pritet të arrijë në 49 vjeç deri në vitin 2060, si pasojë e emigrimit të vazhdueshëm, rënies së lindshmërisë dhe zvogëlimit të numrit të të rinjve.

Eksperti i demografisë, Sami Behrami, në një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se këto zhvillime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në strukturën e popullsisë, por edhe në ekonomi, tregun e punës, sistemin pensional dhe atë shëndetësor.

“Trendet demografike në përgjithësi janë të pafavorshme, duke përfshirë edhe këtë treguesin e moshës mesatare të popullsisë. Vetëm në periudhën 2011–2024, domethënë periudhën e dy regjistrimeve, kjo moshë ka lëvizur 6 vite. Kemi moshnim në moshë mesatare 6 vite më të vjetër. Ky është fenomen i pritshëm duke pasur parasysh trendet e pafavorshme me të cilat po ballafaqohet Kosova, sidomos me fluksin e lartë migrator, që është edhe një prej faktorëve kryesorë që ndikon në moshnimin e popullsisë. Meqenëse nga emigrimi grupmoshat më të atakuara janë grupmoshat e reja, zvogëlimi i pjesëmarrjes së grupmoshave të reja favorizon rritjen e grupmoshave të vjetra”, tha Behrami.

Ai sqaroi se projeksionet demografike bazohen në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë dhe zakonisht hartohen përmes skenarëve të ndryshëm.

“Këto zakonisht parashikimet bëhen me skenarë me variante njihen në fushën e demografisë, por janë të bazuara në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, domethënë bazë për prognozat e fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave është regjistrimi i popullsisë i vitit 2024”, u shpreh Behrami për Ekonomia Online.

Sipas tij, zonat kodrino-malore janë ndër më të prekurat nga zhvillimet e pafavorshme demografike, duke përfshirë plakjen e popullsisë.

“Në nivel komunal, domethënë zakonisht komunat të cilat në kuadër të territorit të tyre kanë zona kodrinoro-malore, janë zonat të cilat janë më të atakuara nga të gjitha zhvillimet e pafavorshme demografike, duke përfshirë edhe moshën mesatare dhe moshimin demografik të popullsisë”, tha ai.

Behrami paralajmëroi se plakja e popullsisë mund të ketë pasoja edhe në zhvillimin ekonomik si dhe në sistemin pensional dhe atë shëndetësor.

“Zvogëlimi i fuqisë punëtore, domethënë grupmoshat e vjetra janë grupmosha të cilat në aspekt ekonomik janë më rezistente ndaj inovacioneve, e që është një prej faktorëve kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi. Në fusha të tjera, moshat e reja janë ngarkesë për sistemin pensional, për sistemin shëndetësor, e që shpesh në shumë vende si pasojë e normës shumë të lartë të grupmoshave të vjetra, skemat pensionale dhe sistemi shëndetësor është shumë i ngarkuar me shpenzime për shëndetin në radhë të parë të këtyre grupmoshave”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika