“KOSOVA PO PRET” – Liria ka Emër thërret Marshin për Liri më 12 shtator në Prishtinë

Platforma qytetare “Liria ka Emër” (LKE) do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë Marshin për Liri, nën moton “KOSOVA PO PRET”, katër ditë para përmbylljes së procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e LKE-së, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, prezantuan aktivitetet që do t’i paraprijnë dhe pasojnë marshin.

Hoxha tha se prej gjashtë vitesh platforma, së bashku me qytetarët, ka kërkuar një proces të drejtë gjyqësor, duke theksuar se 16 shtatori duhet të shënojë fundin e asaj që ajo e quajti “sagë të errët”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre. Jo duke paragjykuar vendimin e drejtësisë dhe jo duke ndërhyrë në procesin gjyqësor, por duke e bërë të dëgjueshëm zërin qytetar për drejtësi, dinjitet, kujtesë dhe respekt ndaj historisë sonë”, deklaroi Hoxha.

Ajo njoftoi se nga 22 gushti nis numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, i cili do të vendoset në Prishtinë dhe në komunat e tjera të Kosovës, si dhe aktiviteti “Netët e Lirisë”, që do të zhvillohet në shtatë zonat e UÇK-së.

Ndërkaq, Tasholli u bëri thirrje partive politike dhe liderëve të tyre që t’i bashkohen Marshit për Liri, pa simbole dhe agjenda partiake.

“Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha Tasholli.

Ai bëri të ditur se më 16 shtator, LKE do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, së bashku me diasporën shqiptare.

“Nga Kosova deri në Hagë, mesazhi ynë do të jetë i njëjtë: KOSOVA PO PRET. Nga 16 shtatori, Kosova më nuk do të jetë njësoj”, deklaroi Tasholli.

Shija e redaktorit

Tasholli: Pas 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika