“Kosova praktikisht po e krijon një shtet etnik brenda një shteti multietnik”
Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka folur për draftin statutin e Asociacionit për Komunat me shumicë serbe në emisionin FIVE në RTV Dukagjini me Dibran Isterfin, ku ka thënë se për PSD-në ky draft-statut është më problematik sesa ai i vitit 2013, pasi sipas tij, ky draft i kalon kornizat e marrëveshjes së vitit 2013. […]
Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka folur për draftin statutin e Asociacionit për Komunat me shumicë serbe në emisionin FIVE në RTV Dukagjini me Dibran Isterfin, ku ka thënë se për PSD-në ky draft-statut është më problematik sesa ai i vitit 2013, pasi sipas tij, ky draft i kalon kornizat e marrëveshjes së vitit 2013.
Më tej, Shala ka thënë se “nenin me problematik në këtë draft statut është aty se sa herë ka mospajtime mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, atëherë do të vendoset për këtë problem një arbitrazh që vijnë nga Komisioni Evropian”.

“Ky draft i Asociacionet nëse zbatohet, që me shumë gjasë Qeveria e Kosovës po e pranon këtë draft statut që është publikuar në media, atëherë Kosova praktikisht po e krijon një shtet etnik brenda një shteti multietnik”
Ai ka perënduar duke thënë se Asociacioni do të ketë çdo gjë që ka një shtet përveç pozitës së presidentit.

Ndërsa, profesori Seb Bytyqi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse ky draft-statut që është publikuar është i vërtetë, atëherë do të krijohet një organizatë mjaft komplekse.
“Ka disa kompetenca rajonale dhe në aspektet e tjera është në përputhje me kërkesat e Kosovës që të mos ketë kompetenca rajonale”, ka thënë Bytyqi.
Më tutje, ka thënë se ky Asociacion do të nxjerrë rregullore, që sipas tij, janë akte ligjore.
“Nuk e besoj që do ta kalojë testin e Gjykatës Kushtetuese. Ky Asociacion mund të nxjerrë udhëzime dhe opinione për komunat anëtare, mirëpo rregulloret nxjerren si aktet nënligjore nga Ministritë dhe nuk besoj që kjo do t’i lejohet”, ka sqaruar profesori.
Ai ka përfunduar duke thënë se në këtë draft-statut bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive.















