Kosova pranon 95.5 milionë euro nga FMN-ja si mbështetje buxhetore
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si pjesë e mbështetjes buxhetore. Murati ka theksuar se kjo shumë është lëshuar pasi Kosova përmbylli me sukses programin dyvjeçar të bashkëpunimit me FMN-në, të njohur si Stand-By Arrangement. Sipas tij, programi […]
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si pjesë e mbështetjes buxhetore.
Murati ka theksuar se kjo shumë është lëshuar pasi Kosova përmbylli me sukses programin dyvjeçar të bashkëpunimit me FMN-në, të njohur si Stand-By Arrangement.
Sipas tij, programi ka përfshirë reforma në financat publike dhe ka ndihmuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale të vendit.
“Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.
Ai gjithashtu ka theksuar se qeveria “mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”.















