Kosova rrezikon të mbetet pa dy shtyllat kryesore në ndeshjen e rradhës

Kombëtarja e Kosovës të martën e 27 shtatorit do të përballet me atë të Qipros në stadiumin 'Fadil Vokrri', por do të mungojnë dy lojëtarë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka mbajtur pasditën e së hënës një konferencë për media, për shkak se të martën kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Qipros, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pas humbjes nga Irlanda e Veriut, Dardanët synojnë të rikthehen me fitore, teksa në rast humbje mund të mbeten të fundit në grup.

Por, për duelin ndaj Qipros, Dardanët mund të kenë dy mungesa të mëdha, si ajo e kapitenit Amir Rrahmani dhe portierit Arijanet Muric, kjo u bë e ditur nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse.

“Kemi dy pasiguri, njëra është Amir Rrahmani që edhe në ndeshjen e kaluar deri në ora 12 nuk e kemi ditur se a do të luajë apo jo, tashmë vlen e njëjta por përfshirë edhe portierin Arijanet Muric”, ka thënë Giresse.

Ai ka konfirmuar se dyjsha kanë lëndime dhe do të shikohet deri në momentin e fundit gjendja e tyre nëse do të luajnë të martën ndaj Qipros apo jo.

“Jemi duke shikuar gjendjën e tyre pasi kanë lëndime dhe do të shohim a mund të jenë gati për nesër”, ka theksuar ai.

I pyetur nga gazetari se a do të japë dorëheqje nëse humbet këtë lojë, trajneri u përgjigj se janë të përgatitur për të fituar dhe shpresojnë shumë për këtë.

“Kur e përgatisim një lojë, e përgatisim për të fituar, ngjashëm edhe kësaj rradhe”, ka thënë Giresse.

Theksojmë se, për ekipin suharekas Ballkanin, Alain Giresse, ka thënë se është sukses që një ekip nga Kosova luan për ndeshje të njohura botërore.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika