Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, është shpallur person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës.

Sipas Sveçlës, vendimi është marrë pas deklaratave publike të Luçiqit, të cilat kanë qenë kundër rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, njofton Dukagjini.

Sveçla ka bërë të ditur se ndaj Luçiqit është vendosur ndalim i përhershëm i hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës.

“Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Në reagimin e tij, Sveçla ritheksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se institucionet do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika