Ulje për 25 për qind të prezencës policore nëpër objektet komunale, vlerësim i përbashkët i situatës me KFOR-in dhe EULEX-in për ulje të prezencës të Policisë, rikthim në procesin e dialogut dhe mbështetje publike të zgjedhjeve tё parakohshme nё katër komunat veriore pas stinës sё vërës.
Duke nisur nga ulja e prezencës së Policisë, të gjitha këto pika për shtensionimin e veriut, Qeveria e Kosovës thotë se po i respekton.
Në një përgjigje për RTV Dukagjini, nga Zyra e Kryeministrit thonë se sjellja e Kosovës i ka ulur tensionet në veri.
“Po punohet aktivisht që të sigurohet baza ligjore që mundëson zgjedhjet e reja në ato katër komuna. E si vullnet politik, Qeveria tashmë ka shprehur qëndrimin e ëaj në favor të mbajtje së zgjedhjeve të reja ëa më parë, por gjithmonë konform ligjit dhe rendit kushtetues të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.
Dakordimin në Bratisllavë edhe Shefja e Partisë në pushtet thotë se po e respektojnë madje duke hapur rrugë edhe për zgjedhje të reja.
“Qeveria e Kosovës e ka për detyrë të siguroj të gjithë infrastrukturën për procesin fer dhe të drejtë zgjedhor, por nuk e ka të drejtën të insistoj që dikush të tërhiqet nga detyra në një proces gjithashtu të rregullt zgjedhor që është mbajtur dhe është vlerësuar nga të tjerët”, ka deklaruar Mimoza Kusari – Lila.
Në anën tjetër nga opozita jo që kanë pikëpyetje për plotësimin e këtij dakordimi, por edhe për vet përmbajtjen e marrëveshjeve të bëra publike.
“Sa i përket parimeve për të cilat ka folur në Bratisllavë zv. Kryeministri i Parë, ne deri tash kemi parë që asnjërit parim nuk i është përmbajtur Qeveria, aë Kryeministri, as zv. Kryeministri, asnjë tjetër. BE dhe SHBA po kërkojnë zgjedhje të reja në veri, ai katërpikëshi në të cilin ëëhtë diskutuar është heq 25% e policisë së Policisë, ndërsa tjerat ne nuk i dimë”, ka deklaruar Rrezarta Krasniqi, nga LDK-ja.
Se a po i kryen Kosova detyrat e shtëpisë nuk ka treguar ndërmjetësuesi, Bashkimi Evropian, me arsyetimin se janë në pushim veror.
Nga shoqëria civile në Kosovë megjithatë mendojnë se kërkesat e BE-së dhe SHBA-së po zbatohen, por me vonesë.
“Kosova që ka marrë obligime për organizimin e zgjedhjeve por me kush që të ketë pjesëmarrje ose të garantuar pjesëmarrjen dhe daljen e serbëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ana ligjore dhe ana e një praktike është vështirë tash për tash për të gjetur një zgjidhje që me thanë që kjo është zgjidhja më perfekte e mundshme. Për shkak që kërkesat politike po e lëndojnë aspektin e demokracisë”, ka thënë Visar Xhani, analist.
Pikërisht në lidhje me zhvillimet në veri është raportuar se këshilltari special amerikan, Derek Chollet, do të vijë në Kosovë.
Informacion të cilin as nuk e kanë pohuar e as mohuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.