Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me platformë të re për harmonizim 100% me politikën e jashtme të BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me zëvendësministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po ashtu dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe këshilltarin e kryeministrit të Malit të Zi për politikë të jashtme, Gjorgje Raduloviq. Të katër përfaqësuesit e kanë […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me zëvendësministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po ashtu dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe këshilltarin e kryeministrit të Malit të Zi për politikë të jashtme, Gjorgje Raduloviq.
Të katër përfaqësuesit e kanë lansuar platformën e re QUAD, që i bie se Kosova, Shqipëria Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nëpërmjet kësaj platforme do ta harmonizojnë 100 për qind politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian.
“Sot në Shkup lansojmë platformë të re – QUAD i Ballkanit Perëndimor – harmonizim 100% me Politikën e Jashtme të BE-së”
“Në fokus: harmonizimi i plotë i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe pasojave ekonomike të shkaktuara nga invazioni rus ndaj Ukrainës”
“Secili prej këtyre vendeve, është dëshmuar partner i besueshëm i NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Osmani.
Më tutje, kryediplomati nga Maqedonia e Veriut ka treguar se “qëllimi i përbashkët strategjik i të gjitha vendeve të cilat kanë arritur harmonizim të plotë me vendimet e BE-së paraqet integrim të plotë në Union”.















