Në asnjë prej mendimeve e planeve të saj nuk përfshihej ideja që një ditë, do të përfundonte në Kosovë duke punuar si gazetare.

Por, planet e saj, sikur edhe të miliona bashkëkombësve të Luidmyla Troitskas, një prej gazetareve ukrainase që tash e 5 muaj jeton në Kosovë, ka një vit që janë përmbysur.

Megjithatë, Troitska thotë se në Kosovë ka bërë një shtëpi të dytë, derisa po vazhdon të punojë në rehati, larg kërcënimeve e vështirësive të tjera, duke raportuar për gjendjen në shtetin e saj.

“Mundësitë janë shumë të mira në Prishtinë, dje kam biseduar me shoqën time që është shpërngulur në Francë, në Paris qe një vit,dhe ajo më tregonte sa të mirë janë francezët me të, sa mirë po kujdesen për ukrainasit, dhe unë I thash po, por ju duhet ti shihni kosovarët, ata janë më të mirët. Dhe kjo është  e vërtetë nuk janë vec fjalë. Si gazetare kam ditur pak për qytetarët nuk i kam pritur kaq të sinqertë, shumë të hapur dhe me shpirt të ëmbël. Dhe unë me këdo që po komunikoj po u tregoj se njerzit këtu janë të mrekullueshëm, për ckado që ke nëvojë ndalen edhe në rrugë të të ndihmojnë”, ka thënë Troitska.

Kosova nuk ka qenë krejtësisht e panjohur për të.

Ajo mban mend mirë luftën në vendin tonë dhe thotë se gjenë shumë ngjashmëri në agresionin rus me atë serb.

“Në Kohën e luftës së Kosovës, kur mbi të ka sulmuar Serbia, unë kam qenë studente  megjithatë kam lexuar atëherë shkrime dhe kam përcjellur pamje nga korrospodentë ukrainas në Kosovë, dhe aq shumë gjëra kanë qenë të ngjashme me atë që ka ndodhur këtë vit në Ukrainë, një histori e përsëritur në një tjetër vend”, ka shtuar ajo.

Derisa në rehati e siguri, dhe me motiv po punon nga Kosova, Ludmila në Ukrainë, ka lënë njerëz të dashur për të cilët ndjen mallë e frikë cdo ditë, e nuk e fsheh dëshirën e madhe për kthim atje.

“Vazhdoj të jem në kontakt me familjen time, në Ukrainë akoma po qëndron nëna ime, është e vjetër 80 vjece dhe nuk kam pasur mundësi ta marrë me vete në Kosocvë që ta largoj nga ajo gjendje lufte, pasi e ka shumë vështirë të marrë rrugë të gjatë. Por flas cdo ditë në telefon. Ëndërr e kam cdo ditë të kthehem në vendin tim,  sikurse 10 milionë ukraiansët tjerë që janë arratisur, por ne të gjithë po presim kundërsulmin që po e bëjnë ushtarët tanë kundrejt sulmeve ruse, që lufta të përfundojë dhe ne të kemi mundësi të kthehemi në vendlindje”, ka theksuar Troitksa.

Kosova vazhdon të mos e ketë njohjen e Ukrainës. Por ajo e përmend se lufta, ka nxjerrë nga fokusi çështje të tjera, derisa pret që me fundin e saj të vije edhe njohja, për çka edhe do të lobojnë.

Ajo është një prej 12 gazetarëve Ukrainas që janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residencë”, ndërsa përveç tyre, programi së voni ka përfshirë edhe 5 gazetarë nga shteti i Afganistanit.