Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara globale për fëmijët

Foto ilustruese

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se kërkesat e saj, të përbëra nga pesë angazhime kombëtare për periudhën 2026–2028, janë pranuar plotësisht nga Qeveria e Mbretëria e Bashkuar.

Këto angazhime janë ndërtuar mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve dhe synojnë reformimin e sistemit të kujdesit për fëmijët në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, prioritetet kryesore që do të fuqizohen përfshijnë: Parandalimin e ndarjes fëmijë-familje; Ofrimin e shërbimeve të integruara familjare dhe komunitare; Zgjerimin e kujdesit familjar alternativ; Dixhitalizimin e sistemit të të dhënave; Forcimin e kapaciteteve profesionale.

Institucionet theksojnë se këto reforma bazohen në praktikat më të mira globale, me synimin që çdo fëmijë në Kosovë të rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur.

Ky zhvillim konsiderohet si një momentum i rëndësishëm për vendin, i cili vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë.

Pranimi i këtyre angazhimeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e mekanizmave institucionalë dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në vend.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika