Kosova ‘shumë shpejt’ e anëtarësuar në KE

Paralajmërohet anëtarësimi i Kosovës në KE nga gazetari gjerman Michael Martens, i cili deklaroi se Kosova mund të jetë brenda pas përjashtimit të Rusisë

Gazetari Michael Martens ka deklaruar të premten e 22 prillit se Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës (KE).

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, duke iu referuar burimeve të tij, duke shtuar se shanset për sukses janë të mira.

Gjithashtu, ai shkroi se për këtë çështje do të flasë më shumë në edicionin e nesërm të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Rusia jashtë, Kosova brenda? Disa burime të besueshme konfirmojnë se Kosova ‘shumë shpejt’ do të iniciojë procesin e anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Matematikisht dhe politikisht, shanset për sukses konsiderohen të jenë të mira. Më shumë në edicionin e nesërm të F.A.Z”, shkruan në Twitter Martens.

Përkundër faktit se janë bërë 14 vjet që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdon të mbetet jashtë prej disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës.

Ndërsa pas përjashtimit të Rusisë, anëtarësimi i Kosovës në KE është duke u konsideruar si i mundshëm.

Mirëpo, edhe vështirësitë për të arritur një gjë të tillë janë të mëdha duke parë pamundësimin deri më sot.

Dy javë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, por, sipas saj nga aplikimi deri në anëtarësim duhet një periudhë kohore.

Vjosa Osmani, presidentja e pestë e Kosovës

Osmani, gjithashtu, ka shtuar se më shumë se 2/3 e shteteve anëtarë të KE-së e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo është në favorin tonë.

“Ne tashmë kemi dakordimin si institucione, dhe unë si drejtuese e Politikës së Jashtme kam kërkuar që sivjet të bëhet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme iu është dashur kohë e ndryshme për pranim. Dikujt i është dashur 1 vjet e dikujt tjetër 5 vjet për anëtarësim. Ne po punojmë që me partnerët tanë kjo kohë të jetë sa më e shkurtër”, ishte shprehur ajo.

Këshilli i Evropës është një organizatë e shteteve evropiane, e themeluar më 5 maj 1949, për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkëta të lirisë politike. Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Antarësimi i Kosovës në KE konsiderohet i mundur

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika