Kosova s’i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore në Kosovë për vitin 2022, thuhet se Kosova hyn në grupin e dytë të vlerësimit

Një nga shumë fëmijët që kërkojnë lëmosh rrugëve të Prishtinës

Në raportin e Departamentit amerikan i Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, Kosova hyn në grupin e dytë të vlerësimit për mbi 190 vende të botës. Aty thuhet se Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore.

Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Po ashtu gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024

“Katër euro, pesë euro” është shuma që një gjashtë vjeçare e komunitetit rom thotë se ka mbledhur sot. Tash kur është piku i vapës ajo kërkon lëmoshë rrugëve të Prishtinës, ndërkaq nga Fushë Kosova në Prishtinë ajo tregon se e kanë sjell prindërit.

“Me autobusë. E ku është mami jotë? Nuk e di. E Mami a lypë bashkë me ty pare a veç të bjen ty deri këtu? Vjen deri këtu. E tani Mami shkon në shpi a? Po”, ky është diskutimi me të me pyetje e përgjigje të shkurta.

Megjithëse disa herë i shmanget përgjigjes, gjashtë vjeçarja e komunitetit rom flet edhe për babanë. Ajo tregon se edhe babai i saj kërkonë para nëpër qytet. Lëmoshë me të kërkojnë edhe fëmijë me prejardhje nga Shqipëria, veçse këta të fundit sipas saj punojnë për dikë.

“Shefi ju blen me hangër. Këta punojnë për dikanë apo? PO. A jau merr paret? PO. Kush osht shefi i tyne, kush i bjen ata këtu? SHEFI. Prej Shqipnisë apo? PO”, vazhon diskutimi me të.

Edhe Turkien Alija nga Fushë-Kosova tregon që vazhdimisht takohen me lëmoshë-kërkues nga shtetet fqinje.

“Këta vijnë nga Shqipëria, po këta duhet me shku në vendin e tyre jo me ardhë këtu në Kosovë. Këta vijnë lypin këtu në të nëntin ose në të dhjetin muaj shkojnë përsëri. Këtë sezon kur kanë ardhë të jashtit lypin e pastaj dimrit kthehen në vendin e vet”, tregon Alija.

Turkien Alija nga Fushë-Kosova

Ai shpjegon se bashkë më nënën e tij lëmoshë kërkojnë shumë fëmijë nga Kosova e Shqipëria. Ky realitet nga qendra e Prishtinës përputhet me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022.

Aty thuhet se fëmijë nga Kosova, Shqipëria dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë. E komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë të prekur nga kjo veprimtari pa përjashtuar edhe trafikimin seksual.

Për vitin 2022 sipas raportit janë identifikuar 22 viktima, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypës të detyruar. Ndër ta 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve, prandaj ka statistika të paqëndrueshme. Kjo sipas juristit Labinot Leposhtica ka ndodhur për shkak të cilësimeve të ndryshme të veprave nga Gjykatat, Policia dhe Prokuroria.

“Konstatohet se shumë raste të tilla ku qartazi kemi të bëjmë me viktima të trafikimit nuk konsiderohen dhe nuk ndiqen sipas nenit të paraparë të kodit penal. Mirëpo thjeshtë konsiderohen si trajtim neglizhentë i prindërve ndaj fëmijëve të tyre”, shprehet ai.

Prandaj sipas tij Gjykatat të shqiptojnë dënime të ulëta, gjë që thuhet edhe në raport. E sa i përket rasteve për prostitucion Leposhtica thotë se mungojnë dënimet meritore e po ashtu edhe hetimet e duhura.

“Mungon tërësisht një hetim financiar ndaj atyre që qëndrojnë prapa organizimi të kësaj dukurije sepske konsiderojë që ato para që gjenerohn përmes këtij aktiviteti kriminal në barrë të shfrytëzimit të këtyr viktimave pastaj duhe të shpëlahen në kategori tjera biznesore”, deklaron për RTV Dukagjinin Leposhtica.

E në raportin për të cilin po flet jepet vërejtje se Qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika